Partneriteti



Anëtarësimi i plotë i Agjencisë së Kosovës për Akreditim në ENQA

Asociacioni Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ENQA ka konfirmuar anëtarësimin e plotë të Agjencisë se Kosovës për Akreditim (AKA) në këtë organizatë për një periudhë 5 vjeçare. Ky vendim vjen pas takimit të fundit të Bordit të ENQA-s më 15 shtator 2014. Konfirmimi i pranimit të anëtarësisë së plotë pason pas vizitës së panelit ndërkombëtarë në AKA dhe vlerësimit të tyre mbi punën e saj gjatë muajit janar 2014.

Pranimi i Kosovës në ENQA kontribon në avancimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe ofron mundësi për ndërlidhjen e institucioneve dhe studentëve tanë në sistemin evropian të arsimit të lartë.

Anëtarësimi i plotë i AKA-së në ENQA konfirmon profesionalizmin e saj në implementimin e standardeve dhe praktikave më të mira evropiane në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

ENQA është krijuar pas rekomandimeve të Bashkimit Evropian për të promovuar Procesin e Bolonjës. Asociacioni kontribon në zhvillimin e cilësisë në arsimin e lartë në vendet që janë nënshkruese të marrëveshjes së Bolonjës. http://www.enqa.eu/

 

>> AKA Raport i Vet-Vlerësimit (PDF)

>> Rapori i Panelit të vlerësimit të jashtëm të AKA-së (PDF)

>> Vendimi për pranimin e AKA-së në ENQA (PDF)

 

Anëtarësimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim në EQAR

Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) ka konfirmuar anëtarësimin e plotë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për një periudhë të plotë 4 vjeçare. 

Konfirmimi i anëtarësisë së plotë të AKA-së në EQAR vjen pas mbledhjes së Bordit të EQAR të mbajtur në muajin qershor dhe gjithashtu si rezultat i anëtarësimit të plotë të AKA-së në ENQA.

Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) është regjistër i agjencive Evropiane të sigurimit të cilësisë të cilat dëshmojnë se standardet dhe procedurat e tyre janë në përputhje substanicale me parimet për sigurimin e cilësisë në Evropë. 

EQAR është themeluar nga organizatat kyçe në fushën e sigurimit të cilësisë në Evropë, të ashtuquajturat Grupi E4, si ENQA (Rrjeti Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë); ESU (Unioni i Studentëve Evropian); EUA (Asociacioni i Universiteteve Evropiane); dhe EURASHE (Asociacioni Evropian i Institucioneve të Arsimit të Lartë). 

Kjo arritje e AKA-së i shërben institucioneve të arsimit të lartë, studentëve, shoqërisë dhe shtetit të Kosovës duke pasur parasysh rëndësinë dhe avantazhet që Kosova do ti ketë në raport me EQAR. Anëtarësimi i plotë i AKA-së në Regjistrin Evropian të Sigurimit të Cilësisë konfirmon punën profesionale dhe të pavarur të AKA-së që nga themelimi i saj, si dhe siguron se studentët dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë dhe do të trajtohen barabartë në zonën Evropiane të Arsimit të Lartë. https://www.eqar.eu/

 

>> Vendimi për pranimin e AKA-së në EQAR (PDF)

Home AKA Partneriteti