Dispozitat Ligjore dhe Përgjegjësitë


 

Përgjegjësitë primare të AKA-së janë:

  • Akreditimi i institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë;
  • Akreditimi i institucioneve të reja të arsimit të lartë dhe programeve të tyre;
  • Akreditimi i programeve të reja në institucionet e akredituara të arsimit të lartë;
  • Kontrolli i vazhdueshëm i cilësisë në institucionet e akredituara dhe programeve të tyre.

 

Dispozitat Ligjore

Agjencia e Kosovës për Akreditim është agjenci publike për vlerësimin e cilësisë në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë. Përmes procesit të akreditimit përkrahë zhvillimin e cilësisë në këto institucione.

Përgjegjësitë e AKA-së dhe kriteret e akreditimit janë dhënë në Ligjin mbi Arsimin e Lartë në Kosovë (Nr. 04/L-037, datë 31.08.2011), Udhëzimin Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës (Nr. 20/2016, datë 20.09.2016).

 

Obligimet ligjore të Agjencisë  së Kosovës për Akreditim janë:

  • Të interpretoj kriteret e cilësisë të përcaktuara me ligj, përmes hartimit të udhezimeve dhe standardeve të cilësisë për akreditim;
  • Zhvillimi i instrumenteve për kontrollimin e rregullt të institucioneve te arsimit të lartë  nëse kërkesat e shtruara (nga AKA) janë plotësuar;
  • Pjesëmarrja aktive në projekte per bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e akreditimit dhe të sigurimit të cilësisë;
  • Raportimi vjetor për veprimtarinë e saj.

 

>> Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës (Nr. 04/L-037) (PDF)

>> UA mbi Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës (Nr. 20/2016) (PDF)

>> Rregullorja e KSHC-së (PDF)

Home AKA Dispozitat Ligjore dhe Përgjegjësitë