Rreth AKA-së!



Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), është themeluar në mars të vitit 2008 nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në pajtim me Ligjin mbi Arsimin e Lartë (2003/14) në Kosove, si Agjenci që garanton cilësinë e punës arsimore dhe kërkimore shkencore ne Institucionet e Arsimit të lartë në Kosovë.

Agjencia e Kosovës për Akreditim është autoritet i pavarur, i cili akrediton dhe riakrediton institucionet publike dhe private të arsimit të lartë për një periudhë të kufizuar kohore.

 

Misioni

Përmes procesit të akreditimit AKA mbështet zhvillimin e cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe në të njëjtën kohë siguron shoqërinë e Kosovës se cilësia e mësimdhënies dhe mësimmarrjes është e nivelit të standardeve ndërkombëtare.

 

Përgjegjësitë primare të AKA-së janë:

  • Akreditimi i institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë;
  • Akreditimi i institucioneve të reja të arsimit të lartë dhe programeve të tyre;
  • Akreditimi i programeve të reja në institucionet e akredituara të arsimit të lartë;
  • Kontrolli i vazhdueshëm i cilësisë në institucionet e akredituara dhe programeve të tyre.

 

Qëllimet e AKA-së:

  • Hapja e sektorit të arsimit të lartë për ofertues vendor dhe të huaj;
  • Sigurimi i cilësisë për të gjitha institucionet në sektorin e arsimit të lartë;
  • Promovimi, inkurajimi dhe zhvillimi i cilësisë në sektorin e arsimit të lartë;
  • Krijimi i transparencës dhe krahasueshmërisë në interes të ofertuesve, studentëve dhe tregut të punës;
  • Inkurajimi i përmbajtjeve dhe formave inovative të arsimit të lartë;
  • Sigurimi i krahasueshmërisë së diplomave të lëshuara nga bartësit e arsimit të lartë kosovar me diplomat ndërkombëtare;
  • Implementimi i objektivave për integrimin e Kosovës ne Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe kontributi ne zhvillimin e saj.

 

Parimet e Punës së AKA-së:

  • I merr vendimet e saj në përputhje me standardet ndërkombëtare te cilësisë;
  • I merr vendimet e saj në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë;
  • I merr vendimet e saj në mënyrë të pavarur dhe i arsyeton në mënyrë bindëse dhe të kuptueshme;
  • Orientohet sipas zhvillimeve në fushën e politikave arsimore në Kosovë dhe në Evropë;
  • Bashkëpunon me partnerë ndërkombëtarë dhe synon të bëhet anëtar i rrjetave dhe forumeve ndërkombëtare në fushën e sigurimit të cilësisë;
  • Ka komunikim të vazhdueshëm me bartësit e arsimit të lartë dhe mësimdhënësit e studentët e tyre;
  • E bartë përgjegjësinë e saj ndaj opinionit publik dhe vendimmarrësve politik përmes informimit adekuat;
  • I harton rregullat për procedura, standardet dhe kriteret për vlerësim, dhe i bën publike;
  • E mbështet punën e saj në praktikat e mira ndërkombëtare;
  • E bën vlerësimin e jashtëm të veprimtarisë së saj në baza të rregullta.

 

Profili i AKA-së:

  • Një sistem akreditimi transparent dhe të besueshëm që është ndërkombëtarisht i krahasueshëm;
  • Aplikimi i kompetencave kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e akreditimit;
  • Bashkëpunim aktiv në fushën e sigurimit të cilësisë në rrafshin europian dhe atë global.