Standardet

 

 

Në bazë të rregullave ligjore të Ligjit mbi Arsimin e Lartë në Kosovë (Nr. 04/ L - 037), Udhëzimit Administrativ mbi Licencimin e Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë në Kosovë (Nr. 25/ 2012), Udhëzimit Administrativ mbi Themelimin e Agjencisë të Akreditimit të Kosovës (Nr. 11/ 2004), Udhëzimit Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës (Nr. 02/ 2013) dhe Udhëzimit Administrativ mbi Kriteret dhe Procedurat për Akreditimin e Shkollave të Larta Profesionale dhe Shkollave të Larta Teknike në Republikën e Kosovës (Nr. 12/ 2009), Agjencia e Kosovës për Akreditim ka vendosur kushtet dhe kriteret për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Me kërkesën për akreditim duhet sillen dëshmi që kushtet për akreditim dhe kriteret bazë janë plotësuar.

 

Kushtet për akreditim

 

1. Forma juridike dhe selia

Institucioni aplikues duhet të jetë person juridik me seli në Kosovë.

 

2. Ofertat e studimit

Bashkë me kërkesën duhet të dorëzohen edhe planet përkatëse të studimit:

 

  • Universiteti duhet të ofrojë programe të akredituara për minimumkatër vite në të paktën pesë fusha të ndryshme të studimit për të cilat fusha ka pasur së paku një të diplomuar për studime të doktoratës në secilën prej këtyre programeve.
  • Kolegji Universitar duhet të ofrojë programe të akredituara në së paku tri fusha të ndryshme të studimit me së paku një program të akredituar të doktoratës në secilën prej këtyre fushave të studimit.
  • Kolegji duhet të ofrojë programe të akredituara në të paktën një fushë të studimit për së paku një cikël.  
  • këto programe të studimit duhet të përfundojnë me një gradë akademike, e cila përmbush standardet ndërkombëtare dhe e cila ndahet për studime të rregullta,
  • këto programe të studimit duhet të ofrohen në një apo fisa disiplina shkencore, akademike apo profesionale
  • ose duhet të ofrohen studime që zhvillohen pas studimeve tjera akademike (specializime).
 

3. Krahasueshmëria e studimeve

Nëse institucioni aplikues i arsimit të lartë dëshiron të ndajë grada të njëjta akademike si institucionet në Hapësirën Evropiane te Arsimit të Lartë (HEAL), atëherë studimet e tij dhe rezultatet e pritura edukative ne përgjithësi ne institucionin aplikues duhet të jenë të krahasueshme me ato të institucioneve të ngjashme në HEAL.

 

4. Personeli mësimdhënës

Kualifikimi i personelit mësimdhënës në institucionet e arsimit të lartë duhet të korrespondojë me standardet ndërkombëtare shkencore, artistike dhe profesionale. Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten edhe kontratat ligjore obliguese me këtë personel. Këto kontrata duhet të dëshmojnë masë të mjaftueshme të stafit për studimet e planifikuara.

 

5. Hapësirat

Institucioni aplikues duhet të ketë në dispozicion personel, hapësira dhe aparatura (p. sh. kompjuterë, bibliotekë etj.) të mjaftueshme për studime efektive. Këto duhet të sigurohen në përputhje me llojin e institucionit arsimor.

Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten dëshmi përkatëse për personelin, hapësirën dhe aparaturën.

 

6. Parimet

Institucioni i Arsimit të Lartë duhet ta orientojë veprimtarinë e tij në parimet në vijim:

    - Liria e shkencës dhe mësimdhënies;

    - Liria e krijimtarisë artistike, e ndërmjetësimit të artit dhe mësimdhënies së tij;

    - Ndërlidhja e hulumtimit dhe mësimdhënies;

    - Shumëllojshmëria e teorive artistike, e metodave dhe e ideve të mësimdhënies.

 

7. Emërtimet e institucionit

LAL specifikon kur një institucioni arsimorë ka të drejtë ta quajë vetën “Universitet”. Fjala “Universitet” si fjalë e ndarë ose në kombinim me përshkrime të tjera, nuk mund të miratohet ose të përdoret në çfarëdo forme në emërtimin e ndonjë bartësi pa lejen e Ministrisë, pas miratimit në parim nga ana e AKA-së.

Gradat akademike të institucioneve private të arsimit të lartë të akredituara kanë vlerë të njëjtë juridike si ato të institucioneve publike.

 

8. Kriteret bazë

 

  • Liria akademike

Institucioni i arsimit të lartë duhet të jetë autonom dhe duhet të garantojë liri akademike. Përmes statutit të tij dhe strukturave organizative duhet të sigurojë lirinë në hulumtim (në respektim te parashtrimit të pyetjeve, teorive dhe metodave si dhe në përhapjen e rezultateve të hulumtimit dhe vlerësimit të tyre) dhe lirinë e mësimdhënies (në respektim te shumëllojshmërisë përmbajtjesore dhe metodike të lëndëve si dhe lirisë për shprehjen e mendimeve shkencore dhe artistike).

  • Gjerësia dhe shumëllojshmëria

Institucioni duhet të ketë brenda një ose disa disiplinave një ofertë të gjerë dhe të shumëllojshme të studimit, të cilat i përshtaten konceptit evropian për arsimin e lartë. Disiplinat mund te përmbajnë fushat tradicionale si p.sh. mjekësi, muzikë, drejtësi ose teologji, por edhe kombinime te reja drejtimesh me një gjerësi të krahasueshme.

  • Hulumtimi në institucion

Hulumtimi duhet të bëhet në institucion. Kjo e kushtëzon praninë e një mase kritike me prodhim të institucionalizuar të dijes dhe një rilidhje përkatëse me mësimdhënien.

  • Personeli mësimdhënës

Institucioni duhet të ketë në dispozicion personel të përhershëm dhe të mjaftueshëm shkencor, artistik dhe akademik, në marrëdhënie të rregullt pune me kontrata në kohëzgjatje prej së paku tri vitesh. Ky personel i përhershëm duhet të jetë i kualifikuar ose të jetë dëshmuar në arte (PhD apo arritje artistike dhe duhet të mbuloj së paku 50% te ngarkesës së përgjithshme të kurseve të programeve. Për sigurimin e lidhshmërisë së hulumtimit dhe të mësimdhënies ky personel i përhershëm duhet të ketë së paku tre persona për secilin program studimi, prej të cilëve së paku njëri duhet të ketë statusin si profesor i rregullt (ordinar). Ky person duhet të dëshmojë kualifikim të lartë shkencor ose artistik.

  • Procedurat e përzgjedhjes së personelit

Procedurat e institucionit për përzgjedhjen e tërë personelit duhet të jenë transparente, konkurruese dhe të udhëhequra nga cilësia.

  • Sigurimi i cilësisë

Institucionet duhet të kenë politika të brendshme dhe procedura përkatëse për sigurimin e cilësisë së programeve dhe gradave të tyre.

  • Planet e studimit

Planet e studimit (kurikulat e detajuara) dhe rregulloret e provimeve duhet t’i përmbushin kërkesat materiale, profesionale dhe formale dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Pranimi në studime duhet të korrespondojë me rregulloret e Kosovës dhe parakushtet e përgjithshme për pranim në arsimin e lartë.

  • Hapësirat dhe aparatura

Hapësirat dhe aparatura duhet të ofrojnë mjete adekuate për studime sipas standardeve ndërkombëtare.

  • Financimi

Financimi afatmesëm i institucionit duhet të dëshmohet përmes një Biznes-Plani të detajuar.

  • Plani zhvillimor

Institucioni duhet të demonstroj se si do të përmbush kërkesat e formuluara më lart në një plan zhvillimor i cili mbulon një periudhë trevjeçare.

Home Akreditimi Standardet e Akreditimit