Çka është Akreditimi

 

Akreditimi është një procedurë formale dhe transparente e kontrollimit të cilësisë, gjatë së cilës një organ i pavarur vërteton në bazë të standardeve të definuar, ndërkombëtarisht të njohura, nëse institucionet e arsimit te larte përkatësisht programet e studimeve i përmbushin kërkesat minimale të cilësisë.

Procedurat e akreditimit vendosin mbi statusin dhe njohjen e institucioneve dhe programeve të studimit për një kohë të caktuar. Akreditimi në fushën e arsimit të lartë i ofron shoqërisë dhe te gjitha grupeve të përfshira të interesit siguri se cilësia e mësimdhënies dhe studimit i përmbushë standardet minimale ndërkombëtare. Njëkohësisht, akreditimi e rritë nivelin e transparencës në tregun gjithnjë e më të paqartë të ofertave kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit.

 

Funksionet kryesore të akreditimit janë:

  • Mbrojta e studentëve nga ofertat, të cilat nuk dëshmohen që sjellin deri te arritja e rezultateve të parapara (punësim, njohjen ndërkombëtare të gradës së fituar etj.);
  • Transparencë, krahasueshmëri dhe përmes kësaj më shumë mundësi zgjedhjeje në tregun e arsimit dhe të punës si në vend ashtu edhe jashtë;
  • Lehtësim të mobilitetit ndërkombëtar përmes njohjes së dyanshme të studimeve dhe përmirësim i mundësive të të diplomuarve në tregun europian të punës;
  • Krijimi i një baze për konkurrencë fer midis institucioneve të arsimit për studentë përkatësisht për mjete publike ose private.

 

Home Akreditimi Çka është Akreditimi