Aplikimi dhe procedura

 

1. Këshillimi

Zyra e Agjencisë për Akreditim ofron asistencë dhe shërbime për institucionet aplikuese për akreditim përmes konsultimeve dhe këshillave profesionale. Gjatë përgatitjes së aplikacionit, konsultimet detale paraqesin një hap te rendsishem dhe të dobishëm. Zyra e AKA-së e njofton institucionin aplikues për parakushtet që duhet të përmbushen në aspektin përmbajtësor dhe atë formal, si dhe për afatet kohore që duhet respektuar. Gjithashtu Zyra e AKA është në dispozicion që të ofron edhe ekspertizë për çështjet që kanë të bëjnë me elaborimin dhe formulimin e aplikacionit.

2. Prezantimi i projektit

AKA i mundëson institucioneve aplikuese që të prezantojnë planet e tyre, nëse ato shprehin dëshirë, para Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) në njërën nga mbledhjet e radhës. Kjo bëhet me qëllim që KSHC-së ti ofrohen sa më shumë informata nga aplikuesi. Prezantimi planifikohet dhe koordinohet nga zyra e AKA. 

3. Aplikimi

Institucioni që kërkon të akreditohet duhet ta parashtron në Zyrën e AKA kërkesën në formë të një letre joformale të nënshkruar nga përfaqësuesi i tij legal. Për lexim më të mirë të aplikacionit për akreditim, AKA ofron formularët me poshtë, te cilët duhet t’iu shtohen dokumenteve te shkruara: 

 

>> Faqja e parë (DOCX)

>> Shtojcë - Programi i Studimit (DOCX)

 

Aplikacioni duhet të përmban dokumentacionin e kompletuar që dëshmon se kriteret ligjore janë plotësuar. Lista kontrolluese e përpiluar nga AKA shërben për referencë.

Dokumentet duhet të dorëzohen ne versionin elektronik (CD) dhe ne versionin e shtypur (me lidhje të thjeshtë, të shkruar në dy anët si dhe me numër të shënuar të faqeve), ne gjuhen shqipe dhe gjuhen angleze, në zyrën e AAK. Kopjet e kërkuara shtesë, pas amandamentimit te tyre eventual ne marrëveshje me AKA-në, duhet të dorëzohen në numër të caktuar sipas kërkesës së AKA. Në afatin kohor prej 6 muajsh pas paraqitjes së aplikacionit, AKA duhet të kompleton procedurat për fillimin e procesit ose refuzimin e tije per arsye formale.

>> Udhëzues për hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit për institucione dhe Programe të Studimit (U1) (PDF)

>> Udhëzues per hartimin e Raportit të Vetëvleresimit për Programe të Studimit (U2) (PDF)

 

4. Kompletimi

Nëse pas shqyrtimit të parë konstatohet se aplikacioni është jo i kompletuar ose ka mangësi formale, atëherë do të kërkohet që institucioni arsimor, brenda një kohe te caktuar nga AKA, të dorëzoj dokumente shtesë. Nëse kjo nuk ndodhë brenda kohës së caktuar, KSHC do të refuzon aplikacionin. Pas refuzimit, institucioni i njëjtë mund të paraqes aplikacion tjetër, të përmirësuar në çfarëdo kohe.

 

5. Vizita e ekspertëve të jashtëm në institucion

Kriteret e AKA-së për emërimin e ekspertëve për vizitë në institucion janë ne përputhje me standardet europiane.

Procedurat e seleksionimit dhe kriteret për përzgjedhjen e ekspertëve për ekipet e vlerësimit

Principet e Konzorciumit Evropian për Akreditim (KEA) për përzgjedhjen e ekspertëve

Institucioni aplikues ka të drejtë që të paraqes një deklaratë me shkrim lidhur me emërimin e ekspertëve për tu siguruar se nuk ka anim.

Ekipi vlerësues (ekspertët, anëtari i Zyrës se AKA -së dhe një anëtar i KSHC-së) do të vizitojne institucionin arsimor duke u bazuar në dokumentet e shkruara të aplikimit (përfshirë edhe Raportin e vetëvlerësimit). Kjo zakonisht zgjatë një ditë e gjysmë.

AKA e respekton kodin e praktikës së mirë për vizitën në institucion.

Kodi i praktikës së mirë për vizitë

6. Raporti i ekspertëve

Ekspertët e përpilojnë një Raport te përbashkët të vlerësimit në bazë të udhëzimeve të AKA.

Udhëzimet për ekspertë (Vlerësim institucional)

Udhëzimet për ekspertë (Vlerësimi i programeve akademike)

 

7. Qëndrimi i institucionit

AKA i komunikon raportin e vlerësimit institucionit aplikues. Institucioni ka të drejtë të paraqes një deklaratë me shkrim për raportin e ekspertëve brenda një afati të kufizuar.

 

8. Vendimi i KSHC-së

Në bazë të dokumenteve të aplikimit, the site-visit, vizitës në institucion, raportit të ekspertëve dhe deklaratës së institucionit, AKA pregaditë një propozim vendimi për plenumin e KSHC. Këshilli merr vendim lidhur me aplikacionin, i cili duhet të ketë shumicën minimale të votave. Këshilli mundet ta pranoj, ta hedh aplikacionin apo te parashtron kushte tjera.

 

9. Shpallja zyrtare e akreditimit

Institucionit aplikues i komunikohet me shkrim vendimi për akreditim apo mosakreditim. Vendimi duhet të përmbajë informatat në vazhdim:

- Emërtimin e Institucionit;

- Vendndodhjen e institucionit;

- Gradat akademike dhe titujt që mund të fitohen në institucion;

- Kohëzgjatjen e akreditimit

 

10. Shpenzimet

Gjatë procesit të akreditimit institucioni arsimor që konkurron mbulon te gjitha shpenzimet e procedurës se akreditimit, duke perfshire edhe shpenzimet per ekspert, sipas legjislacionit ne fuqi.

Home Akreditimi Aplikimi dhe procedura