Raporti i hulumtimit për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë


 

Të nderuar,

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në muajin Dhjetor 2016 ka zhvilluar projektin Zhvillimi i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë në Kosovë me mbështetje të projektit EYE.

I gjithë ky projekt ka përfshirë një proces konsultativ, përkatësisht realizimin e një ankete për gjithë IAL-të në Kosovë i cili ka pasur për qëllim mbledhjen e perceptimeve të IAL-ve në lidhje me sistemin tonë të sigurimit të cilësisë. Së dyti është realizuar një konferencë e cila ka shërbyer si instrument i dytë kryesor për mbledhjen e inputeve nga ana e IAL-ve dhe akterëve të tjerë relevant në lidhje me modelin e sigurimit të cilësisë në Kosovë.

Pas realizimit të këtij procesi konsultativ, përkatësisht nga të dhënat e marra nga anketa si dhe të dhënat e marra nga konferenca, Agjencia ka bërë përpunimin e këtyre të dhënave me qëllim të rishikimit të standardeve dhe udhëzuesve të saj. Përpara se Standardet dhe Udhëzuesit e rishikuar të AKA-së të dërgohen për konsultim publik, AKA ka hartuar një raport të hulumtimit i cili përmban të dhënat dhe të gjeturat kryesore nga hulumtimi i realizuar me IAL-të përmes pyetësorit si dhe të dhënat e marra nga konferenca e mbajtur në muajin Dhjetor 2016. 

 

Këtë raport të hulumtimit mund ta shkarkoni më poshtë:

Raporti i hulumtimit për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë nga Anca Prisacariu

 

Home Ngjarjet Raporti i hulumtimit për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë