Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i AKA-së mban mbledhjen e 49-të


 

 

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të radhës. Në këtë mbledhje, KSHC ka bërë aprovimin formal të aplikacioneve të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) të cilat kanë aplikuar për procesin e akreditimit dhe të cilat i kanë përmbushur kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi, si dhe ka trajtuar kërkesa të tjera të dorëzuara nga IAL-të. 

Anëtarët e KSHC-së kanë diskutuar po ashtu lidhur me procesin e rishikimit të udhëzuesve dhe standardeve të AKA-së, proces ky i cili është realizuar me ndihmën e donatorëve dhe ekspertëve ndërkombëtar dhe i cili ka përfshirë gjithë akterët e arsimit të lartë. Po ashtu pjesë e diskutimit të KSHC-së ishte edhe rishikimi i Udhëzimit Administrativ për Akreditimin e IAL-ve. 

AKA së shpejti do të përfundojë procesin e rishikimit të Udhëzuesve si dhe Udhëzimit Administrativ për Akreditim të cilat do të bëhen publike me qëllim të marrjes së inputeve shtesë nga aketrët relevant para aprovimit të tyre.

 

 

 

Home Ngjarjet KSHC i AKA-së mban mbledhjen e 49-të