Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Projekti “EYE” kanë nënshkruar sot marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit, për rishikimin dhe promovimin e udhëzuesve të akreditimit për Institucionet e Arsimit të Lartë, sipas standardeve dhe udhëzuesve evropian ESG (European Standards and Guidelines). Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të sigurojë që udhëzuesit e rinj të hyjnë në fuqi, të monitorohen, promovohen dhe zbatohen me saktësi nga Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Kosovë. 

Standardet dhe Udhëzuesit e rinj të AAK-së janë hartuar duke marrë në konsideratë edhe rezultatin nga hulumtimi për zhvillimin e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë - qasjet sistematike dhe institucionale. Kjo kërkon gjithashtu që të vijë plotësisht në fuqi rishikimi i Udhëzimit Administrativ aktual për akreditimin e IAL-ve (duke përfshirë standardet e monitorimit), si dhe të trajnojë IAL-të për të përshtatur Metodologjinë e re të Akreditimit dhe për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë e sigurimit të cilësisë.

 

Home Ngjarjet AKA nënshkruan marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit me Projektin "EYE"