Agjencia e Akreditimit e Kosovės (AAK) ėshtė themeluar nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) nė pajtim me Ligjin mbi Arsimin e Lartė (2003/14) nė Kosove, si Agjenci qė garanton cilėsinė e punės arsimore dhe kėrkimore shkencore ne Institucionet e Arsimit te lartė nė Kosovė.
AAK ėshtė Agjenci publike pėr vlerėsimin e cilėsisė nė institucionet publike dhe private tė arsimit tė lartė. Pėrmes procesit tė akreditimit pėrkrahė zhvillimin e cilėsisė nė kėto institucione.
Agjencia e Akreditimit e Kosovės ka baza ligjore pėr akreditimin e tė gjitha institucioneve tė arsimit tė lartė qė ofrojnė ose duan tė ofrojnė programe nė arsimin e lartė dhe tė japin grada akademike.
Pėrgjegjėsitė e AAK dhe kriteret e akreditimit janė dhėnė nė Ligjin mbi Arsimin e Lartė nė Kosovė (Rr. nr. 2003/14, datė 12/05/2003), Udhėzimin Administrativ mbi Licencimin e Bartėsve Privatė tė Arsimit tė Lartė nė Kosovė (nr. 14/2003, datė 17/07/2003), Udhėzimin Administrativ mbi Themelimin e Agjencisė tė Akreditimit tė Kosovės (nr. 14/2004, datė 16/02/2004), Udhėzimin Administrativ pėr akreditimin e institucioneve tė arsimit tė lartė nė Republikėn e Kosovės (nr. 2/ 2009, datė 06/01/2009) dhe Udhėzimin Administrativ mbi kriteret dhe procedurat pėr akreditimin e shkollave tė larta profesionale dhe shkollave tė larta teknike nė Republikėn e Kosovės (nr. 12/ 2009, date 05/06/2009).
Pėrgjegjėsitė primare tė AAK janė:
- Akreditimi i institucioneve publike dhe private tė arsimit tė lartė,
- Akreditimi i institucioneve tė reja tė arsimit tė lartė dhe programeve tė tyre,
- Akreditimi i programeve tė reja nė institucionet e arsimit tė lartė qė kanė njė akreditim,
- Kontrolli i vazhdueshėm i cilėsisė nė institucionet e akredituara dhe programeve tė tyre.
Fokusi i akreditimit
AAK bėnė akreditimin e institucioneve dhe programeve akademike pėrmes procedurave formale dhe transparente qė ofrojnė standarde ndėrkombėtarisht tė krahasueshme.
Institucionet dhe programet te cilat i ofrojnė ata vlerėsohen qė te sigurohen se i plotėsojnė kėrkesat minimale pėr cilėsi.
Pėrmes akreditimin sigurohen tė gjitha palėt e interesit, kosovare dhe te huaja, se cilėsia nė mėsimdhėnie dhe mėsimnxėnie pėrmbushė standardet ndėrkombėtare.
Akreditimi gjithashtu e rritė transparencėn nė tregun kompleks tė ofertuesve kombėtarė dhe ndėrkombėtare tė arsimit te larte, si atyre publik apo privat.
Kohėzgjatja e akreditimit
Institucionet e arsimit tė lartė akreditohen pėr njė periudhė tė caktuar kohore tė cilėn e cakton Kėshilli Kombėtar i Cilėsisė. Kėrkesa pėr riakreditim duhet tė dorėzohet nė AAK sė paku njė vit para skadimit tė akreditimit paraprak. Nėse aplikacioni pėr vazhdimin e akreditimit nuk paraqitet me kohė, vjen gjer te ndėrprerja e akreditimit.
Publikimet
Me qėllim tė informimit publikut dhe plotėsimit te obligimit pėr te qene transparent, AAK publikon nė web faqen e saj listėn e tė gjitha institucioneve tė arsimit tė lartė tė akredituara nė nivel institucional dhe tė programeve, si dhe specifikimi i gradave akademike qė ato munden ti japin. Institucionet qė kanė aplikuar dhe vendimet tjera pėr akreditim do te listohen gjithashtu.
AAK do tė publikon Udhėzuesit e saj pėr Akreditim (kriteret, listat kontrolluese, etj) si dhe do te mundėsoj qasje ne dokumentet tjera sipas kėrkesės.
12.2010